Kroketa arragoste, fileto viçi dhe ëmbëlsira “alla amerikane”, çfarë hëngrën Trump dhe Xi në darkën e fundit në Kinë

Sipas Shtëpisë së Bardhë, menuja ka qenë e pasur dhe e larmishme, duke kombinuar gatime të kuzhinës tradicionale lokale me elementë të kuzhinës “fusion”.

15.05.2026. 11:51

Kroketa arragoste, fileto viçi dhe ëmbëlsira “alla amerikane”, çfarë hëngrën Trump dhe Xi në darkën e fundit në Kinë

Pjatat me bazë peshku, specialitetet tradicionale kineze dhe ëmbëlsira “alla amerikane” kanë qenë pjesë e menusë së shërbyer gjatë takimit të fundit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping, në kuadër të vizitës shtetërore në Kinë. Pas çajit dhe takimeve dypalëshe me delegacionet përkatëse, Trump dhe Xi u ulën në një tryezë për atë që konsiderohet dreka e fundit zyrtare e liderit amerikan në territorin kinez, përpara nisjes së tij.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, e cituar nga mediat amerikane, menuja ka qenë e pasur dhe e larmishme, duke kombinuar gatime të kuzhinës tradicionale lokale me elementë të kuzhinës “fusion”. Në mesin e pjatave të shërbyera përfshiheshin supë peshku me merluc të grirë, qofte krokante me mish arragoste të skuqura në tigan, fileto viçi e pjekur lehtë e mbushur me kërpudha morel, si dhe pulë në stilin “kung pao”.

Në tavolinë nuk munguan as perimet e stinës të ziera, filizat e bambusë, kërpudhat dhe fasulet, ndërsa një tjetër pjesë e menusë ishte edhe “bao” me mish viçi të zier, si dhe ravioli me mish derri dhe karkaleca të zier në avull. Për ëmbëlsirë u shërbyen brownies me çokollatë në stil amerikan, fruta të freskëta dhe akullore, të shoqëruara me kafe dhe çaj, duke e mbyllur kështu vaktin zyrtar mes dy liderëve.

Foto ilustruese

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)