Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin A.M., i akuzuar për veprën penale të “Përndjekjes”.
Sipas organit të akuzës, procedimi penal nisi pas kallëzimit të bërë më 10 shkurt 2025 nga shtetasja L.C., e cila ka deklaruar se ishte përndjekur vazhdimisht nga ish-partneri i saj, me profesion punonjës policie.
Nga hetimet rezulton se dy personat kishin qenë në një lidhje prej rreth 17 vitesh dhe ishin ndarë gjatë vitit 2024. Sipas Prokurorisë, pas ndarjes, i pandehuri ka ushtruar presion psikologjik ndaj kallëzueses përmes telefonatave dhe kontakteve të vazhdueshme fizike, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike për sigurinë personale.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se kallëzuesja kishte depozituar më herët edhe kallëzime të tjera në Prokuroritë e Fierit dhe Durrësit lidhur me të njëjtën çështje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)