Tentoi të vriste me armë zjarri ‘Guccin’ e TikTok-ut, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, në lagjen nr. 9 të Durrësit, brenda ambienteve të një lokali. Si pasojë e të shtënave, ai ka mbetur i plagosur lehtë, por jashtë rrezikut për jetën.

15.05.2026. 11:06

Tentoi të vriste me armë zjarri ‘Guccin’ e TikTok-ut, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Policia ka arrestuar në Tiranë një 23-vjeçar, i shpallur në kërkim për një atentat të ndodhur në Durrës. Në pranga ka rënë Florian Brahaj, ndaj të cilit Gjykata e Durrësit kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në burg”.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Akuza”, ndërsa i riu akuzohet për veprën penale “vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, në lagjen nr. 9 të Durrësit, brenda ambienteve të një lokali.

Aty Brahaj dyshohet se në bashkëpunim me tre persona të tjerë ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Fabion Kuçi, i njohur edhe si “Gucci” i TikTok-ut. Burime policore bëjnë me dije se autorët janë afruar me dy automjete pranë lokalit ku ndodhej Kuçi dhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Si pasojë e të shtënave, ai ka mbetur i plagosur lehtë, por jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz, u kap në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Akuza”, shtetasi i shpallur në kërkim, F. B., 23 vjeç.

Gjykata e Durrësit, në muajin mars, 2026, i ka caktuar shtetasit F. B., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Vrasja me paramendim", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më datë 15.12.2025, në lagjen nr. 9, në ambientet e një lokali, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, shtetasin F. K. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)