“Tuttosport”: Igli Tare drejt largimit pas vetëm një viti, Milani ka gati pasardhësin

Në klub priten edhe ndryshime të tjera në menaxhim si pjesë e një riorganizimi të madh, por për momentin e vetmja gjë e sigurt është se aventura e shqiptarit te “kuqezinjtë” po shkon drejt fundit.

15.05.2026. 16:08

“Tuttosport”: Igli Tare drejt largimit pas vetëm një viti, Milani ka gati pasardhësin

Igli Tare pritet të largohet nga posti i drejtorit sportiv të Milanit, vetëm një vit pas emërimit, ndërsa mediat italiane raportojnë se klubi ka gati edhe zëvendësuesin e tij. Sipas gazetës “Tuttosport”, e cituar nga MilanNeës, pavarësisht nëse Milani do të kualifikohet apo jo në edicionin e ardhshëm të Champions League, largimi i Tares duket i sigurt dhe mund të ndodhë në fund të sezonit, pa marrë parasysh rezultatet.

Raportohet se në klub mund të ketë edhe ndryshime të tjera në menaxhim si pjesë e një riorganizimi të madh, por për momentin e vetmja gjë e sigurt është se aventura e shqiptarit te “kuqezinjtë” po shkon drejt fundit. Sipas raportimit, emri kryesor për të zëvendësuar Taren është Tony D’Amico, i cili pritet të largohet nga Atalanta, pasi në Bergamo do të mbërrijë Cristiano Giuntoli si drejtori i ri sportiv.

Edhe pse kjo lëvizje do të bëhet zyrtare vetëm në fund të sezonit, rruga duket e qartë dhe D’Amico pritet të jetë i lirë për të negociuar me klubet e interesuara. Milani, i cili e kishte ndjekur edhe verën e kaluar, është gati të rikthehet në negociata për shkak të aftësisë së D’Amico për të kombinuar rezultate sportive me fitime nga shitjet e lojtarëve, një profil që shihet i përshtatshëm për një klub të menaxhuar nga një fond si “RedBird Capital”.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se palët kanë kohë që diskutojnë dhe tashmë është arritur një marrëveshje paraprake për një kontratë dyvjeçare, me opsion për një sezon të tretë. Megjithatë, në garë për D’Amico është futur edhe Roma, e cila synon ta afrojë atë dhe t’i japë mundësinë të ribashkohet me trajnerin Gian Piero Gasperini. Për momentin, Roma konsiderohet prapa Milanit, por pritet të bëjë lëvizje në ditët në vijim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)