Arrihet marrëveshja, caktohet dhe orari i derbit Roma-Lazio

Përveç derbit të kryeqytetit, në të njëjtën ditë dhe orar do të luhen edhe sfidat e tjera Como-Parma, Genoa-Milan, Juventus-Fiorentina, Pisa-Napoli.

Burimi: Sportmediaset

15.05.2026. 07:39

Arrihet marrëveshja, caktohet dhe orari i derbit Roma-Lazio

Derbi mes Romës dhe Lazios do të luhet të dielën më 17 maj në orën 12:00, duke u rikthyer në orarin fillestar pas tensioneve dhe diskutimeve mes Lega Serie A dhe Prefekturës së Romës.

Fillimisht ndeshja ishte shtyrë për të hënën në mbrëmje për arsye sigurie, pasi të dielën zhvillohet edhe finalja e meshkujve në turneun e tenisit “Internazionali d’Italia”, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti italian Sergio Mattarella.

Vendimi i ri u mor pas një takimi të Komitetit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Prefekturën e Romës, ku u ra dakord për forcimin e masave të sigurisë për të menaxhuar fluksin e madh të tifozëve dhe spektatorëve.

Përveç derbit të kryeqytetit, në të njëjtën ditë dhe orar do të luhen edhe sfidat e tjera Como-Parma, Genoa-Milan, Juventus-Fiorentina, Pisa-Napoli të cilat po ashtu do të përcaktojnë ekipet që do të kualifikohen për në Champions League sezonin e ardhshëm.

Mbajtjen e ndeshjes të dielën e ka kundërshtuar dhe trajneri i Lazio, Sarri, i cili pas finales së kupës me Interin deklaroi për mediat se nëse ndeshja nuk do të luhet të hënën në darkë ai nuk do të shkojë. Mbetet për të parë nëse tekniku do ta mbajë këtë premtim.

Ndërkohë, finalja e turneut të tenisit do të zhvillohet normalisht në orën 17:00.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)