Aksioni i AMP-së në Sarandë, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy specialistë
Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i sotëm i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, AMP, në Sarandë. Në pranga kanë rënë shefi i policisë Andi Duro dhe dy specialistë, ndërkohë që operacioni vijon për të tjera arrestime.
Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i sotëm i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, AMP, në Sarandë. Në pranga kanë rënë shefi i policisë Andi Duro dhe dy specialistë, ndërkohë që operacioni vijon për të tjera arrestime.
Lëvizjet e AMP vijnë pas disa operacioneve të përbashkëta të policisë së Shtetit dhe IKMT kundër ndërtimeve të paligjshme në zona të lakmuara turistike.
IKMT dhe policia e Sarandës bëjnë të ditur se kanë goditur një rast të ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në pranga tetë persona. Ndërsa në kërkim është pronarja e objektit për llogari të të cilës po ndërtohej brenda në det.
Rasti i fundit çoi në pranga tetë persona. Ndërsa në kërkim është pronarja e objektit për llogari të të cilës po ndërtohej brenda në det.
NJOFTIMI I POLICISE SE SHTETIT
Policia e Shtetit/Vijojnë denoncimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për paligjshmëritë e konstatuara në terren.
Pas informacionit të ardhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre në ujë) kryheshin punime ndërtimi të paligjshme, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë arrestoi në flagrancë 8 shtetas që punonin në këtë objekt, si dhe shpalli në kërkim një shtetase që posedonte hapësirën e plazhit, për llogari të së cilës dyshohet se kryheshin punimet pa leje.
Për këtë ndërtim, Policia e Shtetit njoftoi shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat kryen prishjen e ndërtimeve.
Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njoftoi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, vijuan veprimet e thelluara për nxjerrjen e përgjegjësive për punonjësit e policisë, të cilët nuk kishin kryer detyrën për moslejimin e këtij ndërtimi.
Pas veprimeve të thelluara të kryera në bashkëpunim me AMP-në, u bë ndalimi i punonjësve të policisë:
Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë;
Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve;
Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin;
Inspektor Robert Çullaj, specialist zone.
Ndaj këtyre punonjësve rëndojnë dyshime të forta për konsumimin e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, vepra këto të kryera në bashkëpunim, jo vetëm për këtë rast.
Pas ndalimit të këtyre punonjësve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita ka pezulluar menjëherë nga detyra katër punonjësit e policisë dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur procedurat për përjashtimin e tyre nga Policia e Shtetit, për shkeljet e konstatuara, të cilat kanë sjellë pasoja të rënda në drejtim të zbatimit të ligjit, mbrojtjes së territorit dhe dëmtimit të imazhit të Policisë së Shtetit.
Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra dhe Shefin e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Sarandë, Komisar Blerim Tafçiu, pasi nuk është paraqitur për tu marrë në pyetje gjatë veprimeve hetimore që po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
Policia e Shtetit falënderon, inkurajon dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve të policisë, si dhe çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.
Gjithashtu, Policia e Shtetit është e vendosur të largojë nga radhët e saj cilindo që shpërdoron detyrën, besimin e qytetarëve dhe ligjin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ka shkelur ligjet federale për mbrojtjen e specieve të rrezikuara dhe gjitarëve detarë. Nëse shpallet fajtor, rrezikon deri në një vit burg dhe gjobë deri në 70 mijë dollarë.
Kreu i PD-së Sali Berisha në tryezën e organizuar "Qeveria e Pasigurisë" tha se shtëpitë e barit dhe Bitcoin janë "kuçedrat" e Shqipërisë. Ndërsa Diellën e quajnë një superskandal.
Njoftimi për furnizimin e Kosovës me armatim të ri amerikan vjen në kohën kur kongresistë amerikanë po bëjnë thirrje që Uashingtoni ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior.
Pamjet tregojnë disa xhirime që po zhvilloheshin në rrethin e mesit të fushës, si edhe trajnerin duke ecur mes trofeve të fituar gjatë periudhës së tij te klubi anglez.
Sipas të dhënave të Frontex, emigracioni i paligjshëm në BE ka rënie të ndjeshme, tre herë më pak se tri vite më parë. Të dhënat e fundit të kësaj agjencie për katër muajt e parë të 2026 vërejnë se ka një rënie prej 40 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe me të gjitha institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, mbetet i rëndësishëm për avancimin e prioriteteve të anëtarësimit në BE, thotë ambasadori i BE Gonzato.
Kreu i PD-së Sali Berisha në tryezën e organizuar "Qeveria e Pasigurisë" tha se shtëpitë e barit dhe Bitcoin janë "kuçedrat" e Shqipërisë. Ndërsa Diellën e quajnë një superskandal.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masave të sigurimit ndaj dy personave.
Fushata do të vijojë gjatë muajve në vijim në të gjithë territorin e Shqipërisë, me fokus zonat me risk të lartë. Koordinatat raportohen nga Guardia di Finanza, ndërhyrja bëhet nga policia shqiptare.
Sipas SPAK, aktiviteti kriminal është dokumentuar kryesisht gjatë vitit 2020, ku sasi të mëdha droge dyshohet se janë trafikuar nga Ekuadori drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Komente (0)