Durrësi pret kroçierën “Sirena”, 646 turistë zbarkojnë për vizita në qytet dhe atraksione historike

Pas ndalesës së mëparshme në Argostoli të Greqisë, udhëtarët pritet të eksplorojnë pikat kryesore turistike të Durrësit, përpara se të vijojnë udhëtimin drejt Hvarit në Kroaci.

16.05.2026. 14:29

Durrësi pret kroçierën “Sirena”, 646 turistë zbarkojnë për vizita në qytet dhe atraksione historike

Porti i Durrësit ka mirëpritur këtë të shtunë kroçierën “Sirena”, e cila ka mbërritur në bregdetin shqiptar me 646 turistë në bord. Aty ndodheshin edhe 393 anëtarë të ekuipazhit.

Sipas të dhënave, pjesa më e madhe e vizitorëve janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Meksika. Kroçiera është pjesë e një itinerari mesdhetar që përfshin disa nga destinacionet më të frekuentuara turistike të rajonit.

Pas ndalesës së mëparshme në Argostoli të Greqisë, udhëtarët pritet të eksplorojnë pikat kryesore turistike dhe monumentet historike të Durrësit, si edhe destinacione të tjera në Shqipëri, përpara se të vijojnë udhëtimin drejt Hvarit në Kroaci. Mbërritja e “Sirena” konsiderohet një tjetër tregues i rritjes së fluksit të turistëve të huaj në vend dhe i rolit gjithnjë e më të rëndësishëm që Porti i Durrësit po merr në turizmin e kroçierave në rajon.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)