Mësuesja mbeti shtatzënë me nxënësin 14-vjeçar, rrezikon 3 vite burg

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin austriak, Vjenë. Takimet sekrete zhvilloheshin në ambientet e kampusit arsimor.

16.05.2026. 15:13

Mësuesja mbeti shtatzënë me nxënësin 14-vjeçar, rrezikon 3 vite burg

Autoritetet në Austri po hetojnë një rast të rëndë në Vjenë, ku një mësuese e shkollës fillore dyshohet se ka pasur marrëdhënie me një nxënës 14-vjeçar, duke shkaktuar edhe në një shtatzëni të përfunduar me humbjen e foshnjës. Sipas raportimeve të mediave austriake, rasti ka dalë në dritë pasi gruaja humbi fëmijën e palindur dhe më pas ka informuar vetë autoritetet për atë që kishte ndodhur.

Dyshohet se ajo është të paktën rreth dhjetë vjet më e madhe se nxënësi dhe se të dy janë takuar në një nga kampuset arsimore në Vjenë, megjithëse mbetet e paqartë në çfarë rrethanash. Burime pranë hetimit bëjnë të ditur se takimet mes tyre kanë vijuar për disa muaj në mënyrë të fshehtë.

Sipas mediave, disa kolegë të mësueses kanë qenë në dijeni të këtyre takimeve, por nuk kanë reaguar. Gruaja ndodhet aktualisht me raport mjekësor dhe identiteti i saj i plotë nuk është bërë publik. Autoritetet arsimore në Vjenë kanë konfirmuar se sapo janë ngritur dyshimet, rasti është referuar menjëherë në institucionet përkatëse, duke përfshirë policinë dhe shërbimet për mbrojtjen e të miturve.

Hetimi pritet të përcaktojë edhe momentin e saktë të ngjarjes dhe nëse i mituri ishte 14 vjeç në kohën e dyshuar të veprës, pasi kjo ka ndikim në kualifikimin penal të rastit. Sipas ligjit austriak, mësuesja mund të përballet me deri në tre vite burg për abuzim të një pozicioni autoriteti, nëse provat e konfirmojnë dyshimin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)