Çmimet e biletave për Kupën e Botës po pësojnë rënie të fortë në tregun e rishitjes, teksa organizatorët po përballen me interes më të ulët se sa pritej për turneun më të madh sportiv të vitit, që nis më 11 qershor në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Sipas të dhënave të publikuara nga “Ticketdata.com”, biletat për disa nga ndeshjet më të pritura të fazës së parë kanë rënë me mbi 30% vetëm gjatë muajit të fundit.
Mes tyre është edhe ndeshja hapëse e Shteteve të Bashkuara ndaj Paraguait, e cila sipas raportimeve ka shënuar një ulje të ndjeshme të çmimit. Në përgjithësi, çmimet kanë rënë për pothuajse të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen në SHBA, me një mesatare uljeje prej 24%, ndërsa në disa raste rënia ka shkuar edhe mbi 50%. Megjithëse presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ka krahasuar interesin për këtë Botëror me “1000 vite Botërorë njëherësh”, ulja e vazhdueshme e çmimeve po shihet si sinjal i kërkesës së dobët.
Pse po bien çmimet?
Analistët thonë se një nga arsyet kryesore është se FIFA ka vendosur çmime shumë të larta që në fillim. Scott Friedman, drejtues i emisionit “Ticket Talk”, ka deklaruar se FIFA ka gabuar në parashikimin e kërkesës. “FIFA i vendosi biletat shumë shtrenjtë për të gjitha 104 ndeshjet. Një katastrofë totale dhe do të detyrohen t’i ulin ndjeshëm në 30 ditët e ardhshme”, u shpreh ai.
Madje, edhe presidenti amerikan Donald Trump i ka komentuar më herët çmimet e larta të biletave, duke thënë për “New York Post” se nuk do të paguante 1000 dollarë për ndeshjen SHBA - Paraguai. “Nuk do ta paguaja as unë, të jem i sinqertë”, kishte deklaruar Trump.
Ulje edhe në faqen zyrtare të FIFA-s
Përveç tregut të rishitjes, FIFA vijon të nxjerrë në shitje edhe kuota të fundit biletash në faqen zyrtare, ku sipas raportimeve ka ende mijëra bileta të disponueshme. Për shkak të sistemit dinamik të çmimeve, çmimet në platformën zyrtare kanë pësuar gjithashtu rënie. Për shembull, biletat e kategorisë 1 për ndeshjen SHBA - Paraguai kanë rënë nga 4,105 dollarë në 3,420 dollarë, ndërsa biletat e kategorisë 2 nga 2,330 në 2,135 dollarë.
Ndërkohë, “Ticketdata.com” raporton se biletat për ndeshjet e SHBA-së në grup ndaj Paraguait, Australisë dhe Turqisë kanë rënë të paktën me 30%, me rënien më të madhe në ndeshjen ndaj Turqisë, deri në 46%.
Foto ilustruese
Rënie drastike në disa ndeshje
Në ndeshje të tjera të turneut janë regjistruar ulje edhe më të thella. Për sfidën Australi - Turqi rënia është me 60%, për Irak - Norvegji me 54%, ndërsa për ndeshjen Paraguai - Turqi me 53%. Ekspertët theksojnë se rënia e çmimeve është normale kur eventi afrohet, por shkalla e kësaj uljeje tregon një hendek të madh mes çmimeve të vendosura dhe kërkesës reale të tifozëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ka shkelur ligjet federale për mbrojtjen e specieve të rrezikuara dhe gjitarëve detarë. Nëse shpallet fajtor, rrezikon deri në një vit burg dhe gjobë deri në 70 mijë dollarë.
Kreu i PD-së Sali Berisha në tryezën e organizuar "Qeveria e Pasigurisë" tha se shtëpitë e barit dhe Bitcoin janë "kuçedrat" e Shqipërisë. Ndërsa Diellën e quajnë një superskandal.
Njoftimi për furnizimin e Kosovës me armatim të ri amerikan vjen në kohën kur kongresistë amerikanë po bëjnë thirrje që Uashingtoni ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior.
Pamjet tregojnë disa xhirime që po zhvilloheshin në rrethin e mesit të fushës, si edhe trajnerin duke ecur mes trofeve të fituar gjatë periudhës së tij te klubi anglez.
Franca konsiderohet një nga skuadrat favorite për të fituar Kupën e Botës, krahas Spanjës dhe Argjentinës. Pika më e fortë e “gjelave” mbetet sulmi, ku nuk mungojnë yjet më të mëdhenj të futbollit.
Në klub priten edhe ndryshime të tjera në menaxhim si pjesë e një riorganizimi të madh, por për momentin e vetmja gjë e sigurt është se aventura e shqiptarit te “kuqezinjtë” po shkon drejt fundit.
Ngjarja mendohet se nisi afro 20 minuta para përfundimit të garës, kur piloti Edoardo Liberati me Lamborghini goditi nga pas makinën Audi të Alex Aka, teksa të dy po luftonin për kreun.
Ky vendim vjen si shprehje e vlerësimit maksimal për lidershipin, vizionin dhe kontributin e presidentit aktual të Konfederatës Europiane në zhvillimin e futbollit kontinental gjatë viteve të fundit.
Shkak janë bërë detyrimet e pashlyera ndaj ish-futbollistëve dhe ish-zyrtarëve të klubit, të cilët kanë fituar gjyqet kundër bardhebluve në organin më të lartë të futbollit botëror.
Pamjet tregojnë disa xhirime që po zhvilloheshin në rrethin e mesit të fushës, si edhe trajnerin duke ecur mes trofeve të fituar gjatë periudhës së tij te klubi anglez.
Komente (0)