Një 44-vjeçar i cili ngiste makinën me shpejtësi nuk i ka ndaluar efektivëve, duke përplasur automjetin e tyre. Ngjarja është shënuar në zonën e ish Kënetës në Durrës shumë afër vendit të tragjedisë ku humbën jetën dy fëmijë.
Në ndihmë të patrullës së Policisë kanë shkuar dhe 2 inspektorë me motorë. Pas një ndjekjeje për disa minuta, oficerët e qarkullimit rrugor kanë arritur ta bllokojnë makinën pa targa. Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka asnjë person të dëmtuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)