Finalja e Play Out mes Teutës dhe Pogradecit u vendos me vetëm një gol tyë Klejdi Dacit. Më herët, në minutën e '81 Pogradeci u penalizua me një karton të kuq për Pius. Për ekipin e Teutës shpërtheu festa pasi siguroi mbijetësën, ndërsa Pogradec mbetet ndërkohë pjesë e Kategorisë së parë.
Klejdi Daci vulosi fitoren në fund të ndeshjes, në minutën e '93.
Ndërsa në një tjetër kampionat, në Abissnet Superiore dhjetë ekipet që do të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm tashmë janë Vllaznia, Elbasani, Egnatia, Dinamo, Partizani, Tirana, Vora, Teuta, Laçi, Skënderbeu.
Për Laçin dhe Skënderbeun bëhet fjalë për rikthime të mëdha. Ekipet që i kanë dhënë tonusin kampionatit në dy dekadat e fundit marrin vendin e Bylisit dhe Flamurtarit, që zbritën në Kategorinë e Parë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)