Alarm për bombë në Korçë, forcat xheniere zbulojnë GPS në automjet

Forcat e policisë dhe njësitë anti-eksploziv kanë ndërhyrë në lagjen numër 18 në Korçë pas dyshimeve për një automjet me lëndë plasëse.

17.05.2026. 12:39

Zona u rrethua nga uniformat blu, ndërsa një mjet i parkuar në lagje iu nënshtrua kontrollit të specializuar nga forcat xheniere. Dyshimet fillestare ishin se në automjet mund të ishte vendosur eksploziv.

Pas verifikimeve, autoritetet konstatuan se në mjet nuk kishte lëndë plasëse, por një pajisje GPS e vendosur në automjet.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar personin që ka vendosur pajisjen. Ndërkohë, pronari i automjetit është shoqëruar në komisariat për të dhënë deklarime lidhur me rastin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)