Roma fiton derbin, Juventusit i “humbet” bileta e Championsit

Java e parafundit e Serie A solli surpriza në garën për Europën, me Napoli që siguroi matematikisht kualifikimin në Champions League pas fitores 3-0 ndaj Pisës.

17.05.2026. 14:15

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte triumfoi falë golave të McTominay, Rrahmanit dhe Hojlund.

Fitore të rëndësishme morën edhe Roma, Milan dhe Como. Roma fitoi derbin ndaj Lazios me rezultatin 2-0, ku protagonist absolut ishte Mancini me dopietë.

Milani mposhti 2-1 Genoan falë golave të Nkunku dhe Athekame, ndërsa Como triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Parmës me golin vendimtar të Moreno.

Surpriza më e madhe ishte humbja e Juventus në shtëpi ndaj Fiorentina me rezultatin 2-0, duke e zbritur bardhezinjtë në vendin e gjashtë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)