Një incident i pazakontë ka detyruar një avion të kompanisë Qantas të ndryshojë itinerarin gjatë një fluturimi nga Melburni drejt Dallasit.
Sipas mediave australiane, pak pas ngritjes së avionit një pasagjer ka kafshuar një stjuardesë, duke krijuar tension dhe shqetësim mes udhëtarëve dhe ekuipazhit.
Për shkak të situatës, avioni u detyrua të bëjë një ndalesë emergjente në Papeete, kryeqyteti i Polinezisë Franceze. Raportohet se pasagjeri u neutralizua nga disa udhëtarë të tjerë para uljes së avionit.
Pas mbërritjes në aeroport, ai iu dorëzua autoriteteve lokale dhe u arrestua. Më pas, avioni u furnizua me karburant dhe vijoi normalisht udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë, kompania Qantas deklaroi se pasagjeri është ndaluar përfundimisht të udhëtojë me linjat e saj ajrore.
“Siguria e klientëve dhe stafit tonë është prioritet absolut. Ne kemi tolerancë zero ndaj sjelljeve kërcënuese apo agresive në bord”, deklaroi një zëdhënës i kompanisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)