Zbulohet origjina e “sferës së artë” në fund të oqeanit

Pas tre vitesh hetime dhe analizash shkencore, studiuesit kanë zbuluar më në fund origjinën e “sferës së artë” të gjetur në fund të oqeanit në Gjirin e Alaska.

Burimi: Tgcom

17.05.2026. 14:54

Zbulohet origjina e “sferës së artë” në fund të oqeanit

Pas tre vitesh hetime dhe analizash shkencore, studiuesit kanë zbuluar më në fund origjinën e “sferës së artë” të gjetur në fund të oqeanit në Gjirin e Alaska.

Objekti misterioz, i zbuluar në vitin 2023 në një thellësi prej 3,250 metrash, kishte nxitur teori të shumta, nga një vezë e pazakontë detare deri te teknologji e panjohur aliene.

Sipas NOAA, analizat e kryera në bashkëpunim me Smithsonian National Museum treguan se bëhet fjalë për mbetje të një anemone gjigante deti të quajtur Relicanthus daphneae.

Ekspertët sqaruan se objekti ishte një lloj kutikule biologjike e mbetur e ngjitur në shkëmbinjtë e funddetit. Zbulimi konsiderohet i rëndësishëm për studimin e jetës në thellësitë ekstreme të oqeanit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)