Diaspora e Kosovës mobilizohet për zgjedhjet, rreth 100 mijë votues të regjistruar

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri paraditen e së dielës janë pranuar 99,498 aplikime nga gjithsej mbi 117 mijë kërkesa të dorëzuara. Sipas tij, më shumë se 7 mijë aplikime janë refuzuar, ndërsa mbi 10 mijë të tjera janë ende në pritje të verifikimit.

17.05.2026. 15:21

Diaspora e Kosovës mobilizohet për zgjedhjet, rreth 100 mijë votues të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka aprovuar mbi 99 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Interesimi më i madh për pjesëmarrje në votim ka ardhur nga diaspora në Gjermani dhe Zvicër, ndërsa mijëra aplikime të tjera mbeten ende në proces shqyrtimi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri paraditen e së dielës janë pranuar 99,498 aplikime nga gjithsej mbi 117 mijë kërkesa të dorëzuara. Sipas tij, më shumë se 7 mijë aplikime janë refuzuar, ndërsa mbi 10 mijë të tjera janë ende në pritje të verifikimit.

Nga numri total i aplikimeve të aprovuara, 22,955 qytetarë janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, 2,590 kanë zgjedhur ta dërgojnë fletëvotimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, ndërsa 73,953 do të votojnë përmes postës jashtë vendit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Gjermania prin me numrin më të madh të votuesve të regjistruar nga diaspora, me 49,102 votues, e ndjekur nga Zvicra me 23,456. Në listën e shteteve me më së shumti regjistrime renditen edhe Franca me 4,193 votues, Suedia me 3,750, Austria me 3,165, Mbretëria e Bashkuar me 2,370 dhe Italia me 2,206 votues.

Në mesin e vendeve me numër të konsiderueshëm aplikimesh janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 2,070 votues, Belgjika me 2,024, Sllovenia me 1,400, Norvegjia me 1,154 dhe Finlanda me 1,010 votues të regjistruar. Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora përfundon gjatë ditës së sotme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)