Gjatë të dielës priten reshje shiu dhe vranësira në një pjesë të madhe të territorit. Moti do të karakterizohet nga kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonat malore lindore.
Reshjet e shiut do të jenë të pranishme kryesisht gjatë orëve të para të ditës dhe deri në mesditë, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në veri dhe qendër, reshjet pritet të shoqërohen lokalisht me shtrëngata afatshkurtra.
Pas mesditës, reshjet do të mbeten të lokalizuara kryesisht në relievet malore të veriut dhe lindjes, me intensitet të ulët dhe në mënyrë të izoluar.
Era do të fryjë nga perëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në zonat bregdetare, lugina dhe gjatë zhvillimit të vranësirave pritet të arrijë deri në 17 m/s. Sa i përket detit, në Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 3 deri në 4 ballë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)