Kamioni mbetet në buzë të humnerës, dheu bllokon aksin Gramsh-Kukur

Reshjet intensive të shiut kanë krijuar situatë të rrezikshme në aksin rrugor Gramsh-Kukur, ku një pjesë e rrugës është shembur duke bllokuar plotësisht qarkullimin.

17.05.2026. 10:35

Ngjarja është regjistruar në zonën e quajtur “Përroi i Pishave”, ku një kamion i ngarkuar me mallra ushqimore për dyqanet e njësisë administrative Kukur ka mbetur i bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit.

Foto nga web

Mësohet se mjeti ka mbetur i varur në buzë të rrugës dhe rrezikon të rrëshqasë në greminë për shkak të dëmtimit të segmentit rrugor. Drejtuesi i kamionit ka kërkuar ndërhyrje urgjente për largimin e mjetit dhe sigurimin e zonës.

Për pasojë, aksi është bërë i pakalueshëm, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe furnizimin e zonës me mallra. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)