Aksion blic në burgun e Lushnjes

Forca të sigurisë kanë ndërmarrë këtë të diel një operacion të befasishëm në burgun e sigurisë së ulët në Kosovë të Madhe, në Lushnje.

17.05.2026. 09:28

Aksion blic në burgun e Lushnjes

Forcat e policisë kanë ndërmarrë këtë të diel një operacion të befasishëm në burgun e sigurisë së ulët në Kosovë të Madhe, në Lushnje.

Sipas burimeve pranë institucionit, aksioni po zhvillohet në blloqet e sigurisë dhe në qelitë e të burgosurve, ku po kryhen kontrolle të imtësishme për zbulimin e sendeve të paligjshme.

Operacioni vijon ende, ndërsa strukturat përgjegjëse dhe efektivët e sigurisë po verifikojnë ambientet e brendshme të burgut.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje lidhur me sendet e gjetura apo persona të përfshirë, ndërsa pritet që autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar pas përfundimit të kontrolleve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)