Digjen tre makina gjatë natës në Tiranë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës pranë Posta Shqiptare në rrugën “Çamëria” në Tiranë.

17.05.2026. 09:47

Digjen tre makina gjatë natës në Tiranë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës pranë Posta Shqiptare në rrugën “Çamëria” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Autoritetet po verifikojnë edhe kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar lëvizjet e personave të dyshuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)