Sekuestrohen PS4 dhe USB, aksion blic në burgun e Elbasanit dhe të Lushnjes

Një operacion i madh kontrolli është zhvilluar në burgjet e Lushnje dhe Elbasan, ku autoritetet penitenciare kanë sekuestruar pajisje të ndaluara brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit.

17.05.2026. 13:33

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, gjatë aksionit “blic” janë gjetur dhe sekuestruar një pajisje PS4, USB dhe aksesorë të mjeteve të komunikimit. Kontrollet janë ushtruar në qeli, regjimet e brendshme, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë.

Në operacion janë angazhuar forca të shumta sigurie dhe personel i administratës së burgjeve, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)