‘Hirushja’ e Gjermanisë, klubi i qytetit me 13 mijë banorë ngjitet në Bundesliga
Golat e shpejtë nga Bambasé Conté dhe David Mokwa, i cili realizoi dy herë, i dhanë skuadrës tri pikët vendimtare për të përfunduar në vendin e dytë të kampionatit, pas FC Schalke 04, që kishte siguruar më herët ngjitjen direkte.
Klubi modest gjerman SV Elversberg ka shkruar historinë duke siguruar për herë të parë ngjitjen në Bundesliga, pas një sezoni fantastik në Bundesliga 2.
Skuadra nga qyteti i vogël Elversberg, që numëron rreth 13 mijë banorë, vulosi promovimin të dielën me një fitore bindëse 3-0 ndaj Preußen Münster në ndeshjen e fundit të sezonit.
Golat e shpejtë nga Bambasé Conté dhe David Mokwa, i cili realizoi dy herë, i dhanë skuadrës tri pikët vendimtare për të përfunduar në vendin e dytë të kampionatit, pas FC Schalke 04, që kishte siguruar më herët ngjitjen direkte.
Me këtë sukses historik, Elversberg bëhet klubi i 59-të që do të luajë në elitën e futbollit gjerman që nga krijimi i Bundesligës në vitin 1963.
Gara për ngjitje ishte dramatike deri në sekondat e fundit. Para javës së fundit, tri skuadra kishin shanse reale për promovim. SC Paderborn 07 arriti të marrë vendin e tretë falë fitores 2-0 ndaj Darmstadt, ndërsa Hannover 96 humbi mundësinë e playoff-it pasi barazoi 3-3 me Nürnberg pas një goli të pësuar në fund.
Tashmë Paderborn do të përballet me VfL Wolfsburg në playoff-in me dy ndeshje për një vend në Bundesliga sezonin e ardhshëm.
Sakaq, për Elversberg, ky sukses vjen vetëm një vit pasi skuadra humbi dramatikisht mundësinë për ngjitje në minutat e fundit të playoff-it ndaj Heidenheim. Pavarësisht largimit të trajnerit Horst Steffen dhe golashënuesit kryesor, sulmuesit kosovar Fisnik Asllani gjatë verës, klubi reagoi shpejt duke emëruar Vincent Wagner dhe duke ndërtuar një skuadër konkurruese.
Foto: Facebook/SV 07 Elversberg
Elversberg e nisi sezonin në mënyrë mbresëlënëse, duke fituar shtatë nga nëntë ndeshjet e para dhe duke qëndruar gjatë gjithë sezonit mes skuadrave të kreut. Me 64 gola të shënuar, ata kishin sulmin më të mirë të kampionatit, ndërsa në shtëpi humbën vetëm dy ndeshje.
I themeluar në vitin 1907, Elversberg ka kaluar pjesën më të madhe të historisë së tij në kategoritë e ulëta të futbollit gjerman. Sezoni 2025/26 ishte vetëm i treti në Bundesliga 2 për klubin nga Saarland.
Ndeshjet si vendas i zhvillon në stadiumin Ursapharm-Arena an der Kaiserlinde me kapacitet rreth 10 mijë vendesh, një impiant që tashmë do të presë skuadrat më të mëdha të futbollit gjerman në sezonin e ardhshëm.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hearts pretendon se sfida në “Celtic Park” nuk u përfundua kurrë zyrtarisht, pas pushtimit masiv të fushës nga tifozët vendas në momentin e golit vendimtar të Callum Osmand.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u ka dërguar një telegram të gjitha drejtorive vendore dhe komisariateve, ku kërkon angazhim maksimal për goditjen e këtyre fenomeneve që po cenojnë sigurinë e nxënësve dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Sipas tij, rezoluta e miratuar në parlament nuk përmban “asnjë fjalë vlerësimi” për ekzekutivin apo institucionet shqiptare, por vetëm liston kushtet dhe detyrimet që vendi duhet të përmbushë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
E diela në pistën e Circuit de Barcelona-Catalunya u shndërrua në një makth për shumë pilotë, pasi gara u ndërpre dy herë me flamur të kuq për shkak të aksidenteve të rënda.
Sipas të dhënave të Frontex, emigracioni i paligjshëm në BE ka rënie të ndjeshme, tre herë më pak se tri vite më parë. Të dhënat e fundit të kësaj agjencie për katër muajt e parë të 2026 vërejnë se ka një rënie prej 40 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
E diela në pistën e Circuit de Barcelona-Catalunya u shndërrua në një makth për shumë pilotë, pasi gara u ndërpre dy herë me flamur të kuq për shkak të aksidenteve të rënda.
Hearts pretendon se sfida në “Celtic Park” nuk u përfundua kurrë zyrtarisht, pas pushtimit masiv të fushës nga tifozët vendas në momentin e golit vendimtar të Callum Osmand.
Java e parafundit e Serie A solli surpriza në garën për Europën, me Napoli që siguroi matematikisht kualifikimin në Champions League pas fitores 3-0 ndaj Pisës.
Sezoni fantastik i Ernest Muçit në futbollin turk duket se ka bindur drejtuesit e Trabzonspor për të bërë një investim rekord për kartonin e sulmuesit shqiptar.
Shakira dhe Burna Boy kanë bashkuar forcat për të sjellë “Dai Dai”, këngën zyrtare të Kupës së Botës, që pritet të shoqërojë atmosferën e kampionatit më të madh të futbollit në botë.
Dështimi i radhës për Cristiano Ronaldo. Al Nassr humbi 1-0 finalen e AFC Champions League Tëo në Azi, që është ekuivalenti i Europa League në Europë. Japonezët e Gamba Osaka triumfuan me golin e Hummet në minutën e 30-të të ndeshjes.
Bayern Munich theu rekordin e të gjitha kohërave për më shumë gola të shënuar në një sezon të vetëm në një ligë evropiane midis pesë të parëve falë një fitoreje 5-1 ndaj Këlnit, me bavarezët tani të pamposhtur në 23 ndeshje, pasi përfunduan me 122 gola gjatë gjithë sezonit.
Komente (0)