Gjoba deri në 500 euro, Ulqini ndalon ecjen me rroba plazhi në qytet

Një vendim i ri i miratuar nga Kuvendi i Ulqinit ndalon lëvizjen me bikini apo veshje të papërshtatshme jashtë zonave të plazhit dhe bregdetit dhe për shkelësit janë parashikuar gjoba që variojnë nga 350 deri në 500 euro.

17.05.2026. 17:56

Gjoba deri në 500 euro, Ulqini ndalon ecjen me rroba plazhi në qytet

Në prag të sezonit veror, autoritetet e Komunës në Ulqin kanë vendosur rregulla më të rrepta për mënyrën e veshjes në hapësirat publike, me synimin për të ruajtur rendin dhe imazhin turistik të qytetit.

Një vendim i ri i miratuar nga Kuvendi i Ulqinit ndalon lëvizjen me bikini apo veshje të papërshtatshme jashtë zonave të plazhit dhe bregdetit.

Sipas rregullores së re, qytetarët dhe turistët nuk do të lejohen të qarkullojnë pjesërisht të zhveshur në rrugë, sheshe, parqe, shëtitore dhe ambiente të tjera publike. Masat nuk vlejnë për plazhet dhe zonat pranë detit të dedikuara për pushuesit.

Për shkelësit janë parashikuar gjoba që variojnë nga 350 deri në 500 euro. Zyrtarët lokalë theksojnë se kjo masë synon të mbajë një standard të sjelljes publike dhe të mbrojë etikën dhe pamjen e qytetit gjatë muajve të verës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)