“Nan” kualifikohet në finalen e Eurovision, shkëlqen Alis

Finalja e madhe e Eurovisionit 2026 do të zhvillohet të shtunën në Vjenë, ku Shqipëria do të synojë një rezultat historik.

15.05.2026. 07:11

“Nan” kualifikohet në finalen e Eurovision, shkëlqen Alis

Alis Kallaçi ka siguruar një vend për Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovision 2026 me interpretimin emocionues të këngës “Nân”.

Artisti shqiptar performoi i 13-ti në gjysmëfinalen e dytë, të zhvilluar në arenën Wiener Stadthalle, duke elektrizuar publikun me vokalin e fuqishëm dhe mesazhin prekës të këngës kushtuar figurës së nënës. Shqipëria u rendit mes 10 shteteve që siguruan biletën për finalen e së shtunës.

Performanca e Alis u shoqërua me një skenografi moderne dhe efekte vizuale mbresëlënëse, ndërsa në sfond u shfaq imazhi i Rajmonda Bulkut, një element artistik që simbolizonte portretin e nënës shqiptare dhe thellonte emocionin e interpretimit.

Kënga “Nân”, e interpretuar në gjuhën shqipe, trajton temat e mallit, emigrimit dhe lidhjes së pazëvendësueshme mes nënës dhe fëmijës. Publiku në sallë shpërtheu në duartrokitje dhe brohoritje pas performancës së artistit shqiptar.

Sipas rezultateve të televotimit dhe jurive profesionale, 10 shtetet e kualifikuara nga gjysmëfinalja e dytë janë:

Shqipëria – Alis – “Nân”

Australia – Delta Goodrem – “Eclipse”

Bullgaria – Dara – “Bangaranga”

Çekia – Daniel Zizka – “Crossroads”

Danimarka – Søren Torpegaard Lund – “Før Vi Går Hjem”

Malta – AIDAN – “Bella”

Norvegjia – JONAS LOVV – “YA YA YA”

Qipro – Antigoni – “JALLA”

Rumania – Alexandra Căpitănescu – “Choke Me”

Ukraina – LELÉKA – “Ridnym”

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)