Zelensky në Arabinë Saudite, nënshkruan marrëveshjen e rëndësishme për mbrojtjen

Në një kohë kur kërcënimet nga dronët dhe raketat po shtohen në Lindjen e Mesme, Ukraina po zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes, duke ndarë përvojën e saj të fituar në luftë.

27.03.2026. 14:58

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se Kievi ka nënshkruar një marrëveshje me Arabinë Saudite për ndarjen e ekspertizës dhe teknologjisë në mbrojtjen kundër dronëve.

Sipas Zelenskyt, Arabia Saudite po përballet me kërcënime të ngjashme nga Irani, përfshirë sulme me raketa balistike dhe dronë, një situatë që Ukraina e ka përjetuar prej më shumë se katër vitesh në luftën me Rusinë.

“Ne jemi gati të ndajmë ekspertizën dhe sistemet tona me Arabinë Saudite dhe të punojmë së bashku për të forcuar mbrojtjen e jetëve. Ky bashkëpunim mund të jetë i dobishëm për të dyja palët,” u shpreh ai në një postim në rrjetin social X.

Para një takimi me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, Zelensky theksoi se marrëveshja vendos bazat për kontrata të ardhshme, bashkëpunim teknologjik dhe investime në sektorin e mbrojtjes.

Ai bëri me dije se gjatë bisedimeve është diskutuar edhe për raportimet që flasin për ndihmën e Rusisë ndaj Iranit, si dhe për zhvillimet në tregun e karburanteve dhe mundësitë e bashkëpunimit në energji.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)