Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ngriti shqetësime për funksionimin e demokracisë dhe rolin e opozitës në vend gjatë një tryeze të nivelit të lartë mbi qeverisjen demokratike.
Në fjalën e tij në aktivitetin “Forcimi i Qeverisjes Demokratike dhe Ndryshimit Transformues”, të organizuar nga Ambasada Britanike dhe Ëestminster Foundation for Democracy, Bardhi theksoi se demokracia nuk është një gjendje e përhershme, por një proces që kërkon përkushtim të vazhdueshëm, institucione të forta dhe respektim të rregullave.
Ai nënvizoi se roli i Kuvendit duhet të jetë më shumë sesa formal, duke e cilësuar parlamentin si një hapësirë që duhet të garantojë debat të vërtetë, kontroll dhe llogaridhënie. Sipas tij, opozita është një element thelbësor për balancën e pushteteve dhe mbrojtjen e interesit publik.
Megjithatë, Bardhi kritikoi situatën aktuale, duke deklaruar se opozita përballet me pengesa të vazhdueshme. Ai tha se kërkesat për informacion nga deputetët e opozitës shpesh mbeten pa përgjigje, ndërsa interpelancat dhe pyetjet drejtuar kryeministrit dhe ministrave refuzohen.
Sipas tij, edhe nismat për ngritjen e komisioneve hetimore rrëzohen, ndërsa projektligjet e propozuara nga opozita votohen kundër pa u shqyrtuar. Bardhi shtoi se në disa raste, të njëjtat iniciativa më pas miratohen nga mazhoranca.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)