Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Trescore Balneario, në provincën e Bergamos në Itali, ku një nxënës 13‑vjeçar i klasës së tetë sulmoi me thikë mësuesen e tij të gjuhës francize.
Nxënësi, mbërriti para godinës me pantallona ushtarake dhe një bluzë të bardhë me shkronja të kuqe “Vendetta”, para se të godiste mësuesen me disa thika në qafë dhe bark, duke e lënë atë në gjendje shumë të rëndë.
Ngjarja u regjistrua live nga vetë i riu, i cili kishte vendosur telefonin në qafë dhe e transmetonte sulmin në rrjetet sociale.
Ndërhyrja e shpejtë e një kolegu dhe dy punonjësve të tjerë ka ndaluar sulmin, dhe më pas nxënësi u mor në mbajtje nga karabinierët.
Më vonë mësuesja u operua dhe u transferua në terapi intensive, ku mbetet në prognosë të rezervuar, por pa rrezik për jetën. Në shtëpinë e nënës së të miturit u sekuestrua material i mundshëm eksploziv dhe po kryhen hetime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)