Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar së fundmi se fushata kundër Iranit vazhdon me shpejtësi të plotë, pavarësisht raporteve të medias për kontakte mes SHBA dhe Teheranit për një përfundim të mundshëm të konfliktit.
Kërcënimi i një pushtimi nga Hezbollahu në Izraelin verior "nuk ekziston më", shpjegoi kryeministri, duke shtuar se fokusi tani është në "çmontimin e Hezbollahut".
"Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndryshuar rrënjësisht situatën në Liban", shtoi Netanyahu, duke shtuar se angazhimi i Izraelit për të mbrojtur druzët në Siri "mbetet në fuqi".
Mediat raportojnë ndërkohë se Irani po intensifikon sulmet brenda këtyre 48 orëve, që konsiderohen si kyçe për një takim të mundshëm mes delegacioneve të SHBA dhe Iranit.
Më herët, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë e cilësoi operacionin “Epic Fury” si një sukses të madh ushtarak, duke pretenduar se janë goditur mijëra objektiva dhe është dobësuar ndjeshëm kapaciteti ofensiv dhe mbrojtës i Iranit. Sipas saj, programi bërthamor iranian është “shkatërruar”, ndërsa udhëheqja aktuale po kërkon një rrugëdalje nga konflikti.
Duke folur për qëndrimin e Donald Trump, ajo theksoi se presidenti mbetet i hapur për negociata, por paralajmëroi se nëse Irani nuk pranon realitetin e krijuar, SHBA do të reagojë edhe më ashpër. Leavitt deklaroi se Trump ka qenë i përfshirë në “bisedime produktive” ditët e fundit, duke lënë të kuptohet për kontakte të vazhdueshme mes palëve.
Në konferencë u trajtua edhe çështja e ndryshimit të udhëheqjes në Iran. Leavitt sugjeroi se eliminimi i figurave kryesore ka sjellë një transformim të regjimit, ndërsa shtoi se SHBA do të preferonte një udhëheqje që bashkëpunon dhe nuk mban qëndrime armiqësore ndaj Amerikës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)