Duke folur gjatë një vizite në Australi, shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen theksoi nevojën për paqe të negociuar për t'i dhënë fund luftës me Iranin, duke thënë se ishte "thellësisht e shqetësuar" për konfliktin e vazhdueshëm.
"Është me rëndësi të madhe që të arrijmë në një zgjidhje të negociuar dhe kjo t'i japë fund armiqësive që shohim në Lindjen e Mesme", tha von der Leyen së bashku me kryeministrin australian Anthony Albanese në Kanberra.
Disa vende të BE-së po përgatiten të ndihmojnë në një "mision" për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit sapo të përfundojë lufta, tha von der Leyen.
"Ne të gjithë i ndiejmë efektet anësore në çmimet e gazit dhe naftës, bizneset tona dhe shoqëritë tona", duke shtuar se kanali tregtar është "kritik për linjat e furnizimit me energji në të gjithë botën".
BE dhe Australia nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë ku mjaft produkte australiane, përfshi dhe mishin e viçit do të mbërrijnë në tregjet evropiane.
Sipas marrëveshjes, pothuajse të gjitha tarifat e BE-së për produktet bujqësore australiane, përfshirë verën, frutat dhe perimet, vajin e ullirit, prodhimet e detit, shumicën e produkteve të qumështit, si dhe grurin dhe elbin, do të hiqen. Qeveria australiane theksoi se vetëm sektori i verës pritet të kursejë rreth 37 milionë dollarë australianë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)