Mëngjesin e kësaj të mërkure, çmimet e naftës kanë shënuar rënie në tregjet ndërkombëtare, megjithëse nafta Brent vazhdon të qëndrojë mbi pragun e 100 dollarëve për fuçi. Brent ka rënë me 3,91%, duke u kuotuar në 100,40 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI ka zbritur me 3,13% në 89,46 dollarë.
Megjithatë, tregu mbetet i paqëndrueshëm. Një ditë më parë, çmimi i Brent u rikthye sërish mbi 100 dollarë për fuçi, duke u rritur me 2,9% në 102,84 dollarë, teksa më parë kishte pësuar një rënie të fortë prej mbi 10%. Kjo luhatje erdhi pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, për përfundimin e bisedimeve “shumë të mira” me Teheranin.
Në të njëjtën kohë, vijnë paralajmërime për një krizë të mundshme energjetike në Europë. Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Shell”, Wael Sawan, ka deklaruar se kontinenti mund të përballet me mungesë karburanti që prej muajit prill.
Sipas tij, sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me energji është thelbësor për sigurinë kombëtare. Ai paralajmëroi se, pas rritjes së fortë të çmimeve të karburantit për avionë, një rritje e ngjashme pritet edhe për benzinën dhe naftën, veçanërisht me afrimin e sezonit veror.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)