Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij për projektin në Zvërnec, për të cilin pati dhe përplasje mes protestuesve dhe sigurisë private të kompanisë së projektit.
"Kam dy ditë që pyes veten a duhet tu tregoj unë tani një më një anën tjetër të kësaj medalje me prioritetin më të lart që të mos besoni e të më ngrini tradhtar e të shitur sa tek të huajt e sa te oligarkët, apo mos vallë duhet të them më falni gabuam nuk e gjykuam mirë këtë punë, projekti anulohet dhe ju të qetësoheni dhe të shijoni fitoren e një kauze që e parë nga ana juaj e medaljes është vërtetë fisnike", tha Rama.
Ai tha se do të revoltohej njësoj duke e quajtur të patolerueshme sjelljen e policisë.
"Ju kam lexuar e dëgjuar, madje iu siguroj që edhe unë do revoltohesha e rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryesisht ndaj kryeministrit. Sepse do më dukej e tmerrshme që dosa rojë private në sytë e policisë, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin si kafshë nga jashtë Brenda, një njeri, ta tërhiqnin zvarrë e më pas policia të thoshte që u fut vetë, në vend që ti kishte arrestuar në vend ata. Ju mirëkuptoj dhe mbase duke patur parasysh se çfarë kam bërë kur isha në anën tjetër të barrikadës, do kisha bërë dhe më keq se ju. PO të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe se shteti po i’ua fal të huajve", tha ai.
Rama i kthehet Athinës zyrtare: Se dija që në Zvërnec kishte popullsi homogjene greke
Teksa fliste për projektin e Zvërnecit kryeministri Rama foli dhe për reagimin e Ministrisë së Jashtme Greke. Ai iu kthye Athinës duke thënë se shqiptarët kanë vuajtur dhe janë dhunuar në rrugët dhe në burgjet greke.
"Kam parë imazhe të projektit, projekti i vjetër do të ju informoj është rrëzuar dhe është rrëzuar nga administrata shqiptare. Jo se ishte i keq por ne donim më shumë, më shumë për ju dhe jo për vete,. Toka është e regjistruar në hipotekë prej shumë vitesh dhe negociatat me pronarët janë çështje mes palëve që nuk kemi hyrë dhe nuk kemi pasur interes të hyjmë. Ne jemi të fokusuar tek Sazani për të cilin nuk kanë përfunduar negociatat sepse ne duam pjesën e shtetit shqiptar. Rrethimi i pronës është bërë bazuar tek leja e zhvillimit që nuk është leje e ndërtimit. Rrethimi i pronës është e drejtë e çdo pronari. A ka pretendime për pronësi në atë territor, për herë të parë dëgjova që paska popullsi homogjene greke. Mahnita nga deklarata e ministrisë së Jashtme e Greqisë, por nuk ishte një akt dhune shtetërore, siç ndodh me shqiptarët në burgjet e Greqisë, apo në rrugë e Greqisë. Ishte një akt dhunë nga një grup rojesh private dhe të ngrihet shteti në këmbë dhe të nënvizoi se etninë nuk i shërben marrëdhënieve tona që janë në ditët e tyre më të mira. Pretendimet janë legjitime”, tha mes të tjerash ai.
"Që kur u nda nga unë më tregon mafien", Rama replikon me analistin Fatos Lubonja
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit ku foli për situatën në Zvërnec ka replikuar me analistin Fatos Lubonja. Respektoj vuajtjet e tij në diktaturë tha Rama, por jo gjuhën që përdor tani. Sipas tij që kur ish miku i tij është ndarë me të, jeton në makthin e mafies.
"Mos harroni një gjë, nëse ne e harrojmë që rolin kryesor që kemi në këtë proces, ne si Shqipëri dhe shqiptar, për ta bërë Shqipërisë siç duam, që të krijojmë klimën e duhur dhe këta investitorë largohen, nuk është problem se nuk do të bëhet Zvërneci, por s’do të vijë njeri për ca kohë. Pasi e thonë; nëse nuk merren vesh me ata, kushedi çdo bëhet me ne. Ndaj mendoheni! O do të zgjedhim zhvillimin e qëndrueshëm me investitorë të ekselencës se nuk e mbarova numrin e brendeve që kam bërë marrëveshje. Nuk them pa problem, se është me problem. Por me forcë kundër jush, nuk jam i interesuar. JO! Por me forcë kundër atyre që më sulmojnë, do i luftoj. Me forcë kundër Lubonjës, se që kur u nda nga unë flet për mafie. Por mafien që ai më tregon mua, ma tregon por është njëson si ata që i tregonin atij ‘armikun e popullit", vijoi Rama.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)