Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar 24 marsin e 27 viteve më parë kur NATO bombardoi Serbinë, për ti dhënë fund kështu luftës në Kosovë.
"Njëzet e shtatë vjet më parë, bota zgjodhi të mos qëndronte indiferente.NATO ndërmori Operacionin Allied Force për të ndalur fushatën brutale të dhunës dhe spastrimit etnik të ndërmarrë nga Slobodan Milošević kundër shqiptarëve në Kosovë. Ishte një moment përcaktues, kur dinjiteti njerëzor mbizotëroi mbi frikën, kur përgjegjësia për të mbrojtur jetët e pafajshme tejkaloi hezitimin, dhe kur veprimi i përbashkët dëshmoi se bota e lirë nuk do të qëndronte duarkryq përballë mizorive masive", shkruan Hoxha.
Ai thotë se sot Kosova vijon rrugëtimin e saj euroatlantik. "Rruga e Kosovës vazhdon, me besim dhe vendosmëri, drejt integrimit në familjen euro-atlantike, e mbështetur mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut", shkruan ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)