Hoxha takon ambasadorin e Kosovës: Përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi. Ai tha se Kosova është përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë.

25.03.2026. 09:03

POSTIMI I PLOTE

Një takim shumë miqësor me Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.

E sigurova, siç ia kam konfirmuar më parë edhe Ministrit Konjufca, se #Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës sonë të jashtme.

Rikonfirmuam angazhimin e palëkundur për thellimin e partneritetit të ngushtë e të veçantë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, përmes koordinimit të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushat e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit.

Shqipëria nuk do të reshtë së mbështeturi forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)