Vranë djalin e tyre tre muajsh, shqiptari dhe gruaja e tij në Britani dënohen me 33 vite burg

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në nëntor të vitit 2024, në Liverpul, që shokoi opinionin publik në Britaninë e Madhe, Klevi Pirjani u dënua me 19 vite burg. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, 35-vjeçarja Nivalda Santos Pirjani, u dënua me 15 vite e 3 muaj burg.

Burimi: BBC

24.03.2026. 19:45

Vranë djalin e tyre tre muajsh, shqiptari dhe gruaja e tij në Britani dënohen me 33 vite burg

Drejtësia britanike ka dhënë dënime të rënda për një 37-vjeçar shqiptar dhe partneren e tij, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i shkaktuan vdekjen foshnjës së tyre vetëm tre muajsh.

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në nëntor të vitit 2024, në Liverpul, që shokoi opinionin publik në Britaninë e Madhe, Klevi Pirjani u dënua me 19 vite burg.

37 vjeçari shqiptar u shpall fajtor për vrasjen e djalit të tij të mitur, Miguel, me foshnjën vetëm 3 muajshe që humbi jetën si pasojë e dhunës.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, 35-vjeçarja Nivalda Santos Pirjani, u dënua me 15 vite e 3 muaj burg.

Ngjarja ndodhi në Liverpool, ku foshnja Miguel Pirjani u gjet pa ndjenja në banesën e familjes. Prindërit pretenduan fillimisht se ai kishte ndaluar së marri frymë, por hetimet zbuluan një realitet shumë më të rëndë.

Sipas autoriteteve, foshnja u dërgua në spitalin pediatrik ‘Alder Hey’, ku ndërroi jetë pas pesë ditësh. Ekzaminimet mjekësore zbuluan se ai kishte pësuar një frakturë në kafkë, si dhe dhjetëra fraktura të tjera të shkaktuara në javët para vdekjes.

Pas një gjyqi të zhvilluar në tetor, çifti u shpall fajtor për vrasje, shkaktim ose lejim të vdekjes së një fëmije dhe lëndime të rënda trupore nga Gjykata e Kurorës në Liverpool.

Hetuesja e çështjes, Holly Chance, deklaroi se prindërit nuk arritën kurrë të japin një shpjegim për plagët e rënda të foshnjës. Ajo theksoi se vogëlushi duhej të ishte rritur me dashuri dhe përkujdesje, por në vend të kësaj kishte përjetuar dhimbje të paimagjinueshme gjatë jetës së tij të shkurtër.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)