Humb jetën në mal teksa siguronte dru zjarri, zbulohet identiteti i viktimës

Një mëngjes që nisi si zakonisht për të siguruar dru zjarri për familjen, u kthye në tragjedi në zonat malore të Dibrës, ku një burrë i moshuar humbi jetën.

25.03.2026. 11:22

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Ibrahim Dema, banues në fshatin Dom, i cili është gjetur pa shenja jete.

Dyshohet se 65-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht teksa priste dru në një terren të thepisur malor, duke mos mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Mat / Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, shtetasi I.D., 69 vjeç, banues në fshatin Dom, njësia administrative Gurë, Klos, dyshohet se, duke prerë dru zjarri në një terren malor, ka rrëshqitur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)