Një mace e quajtur Coco është bërë sensacion në një qytet të Meksikës. Gjithçka sepse kafsha qëndron çdo ditë në hyrje të një kishe dhe krijon përshtypjen sikur “bekon” besimtarët që hyjnë brenda.
Të mësuar nga macja e “shenjtë”, banorët lokalë i shkojnë pranë dhe përkulen, ndërsa felini i zgjat butësisht putrën dhe i prek në kokë. Veprimi është i ngjashëm me atë që ndodh me priftërinjtë gjatë ceremonive.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë macen teksa qëndron e qetë pranë derës së kishës, duke tërhequr vëmendjen dhe buzëqeshjet e kalimtarëve dhe vizitorëve. Banorët vendas e kanë kthyer situatën në një ritual argëtues dhe me shaka thonë: “Coco mendon se është Papa i kishës”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)