Katër vjedhje brenda 2 muajve, vihet në pranga "skifteri" i Kamzës

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar autor i katër vjedhjeve në harkun kohor të dy muajve. Ai ka vjedhur para dhe sende në disa shtëpi dhe lokale.

25.03.2026. 12:04

Katër vjedhje brenda 2 muajve, vihet në pranga "skifteri" i Kamzës

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar autor i katër vjedhjeve në harkun kohor të dy muajve.  Ai ka vjedhur para dhe sende në disa shtëpi dhe lokale.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni i koduar “The last one” për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të kryera gjatë 2 muajve të fundit.
Vihet në pranga 24-vjeçari që kreu 4 vjedhje në lokale dhe banesa .

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimeve të marra nga shtetas të ndryshme për vjedhjen e subjekteve/banesave të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, organizuan dhe finalizuan operacionin “The last one”.

Në kuadër të operacionit, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:
-me datë 03.03.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetasit Xh. Sh;
-me datë 27.02.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe produkte të ndryshme në kioskën e shtetases P. Gj;
-me datë 23.02.2026, ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit A. Ç;
-me datë 02.02.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe 3 aparate celular në banesën e shtetasit A. Xh. 

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)