Irani ka marrë një propozim me 15 pika nga Shtetet e Bashkuara për arritjen e një armëpushimi në konfliktin në vazhdim. Konfirmimi është dhënë nga dy zyrtarë pakistanezë, të cilët folën në kushte anonimiteti.
Plani amerikan përfshin lehtësimin e sanksioneve, bashkëpunim në fushën bërthamore civile, kufizimin e programit bërthamor iranian, mbikëqyrje nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, si edhe kufizime mbi raketat dhe garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas raportimeve, Washington-i kërkon që Teherani të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, duke përfshirë çmontimin e objekteve në Natanz, Isfahan dhe Fordow. Mes kushteve janë ndalimi i pasurimit të uraniumit dhe dorëzimi i rezervave ekzistuese. Në këmbim, SHBA premton heqjen e sanksioneve dhe mbështetje për zhvillimin e një centrali bërthamor civil në Bushehr, nën mbikëqyrje ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, Irani ka paraqitur një kundërkërkesë, duke kërkuar kompensim për dëmet e shkaktuara nga lufta. Autoritetet iraniane kanë shprehur gjithashtu mosbesim ndaj SHBA-së, duke përmendur përvoja të mëparshme kur sulmet kanë ndodhur gjatë periudhave të negociatave. Njëkohësisht, Shtëpia e Bardhë nuk ka përjashtuar mundësinë e një operacioni tokësor, megjithëse thekson se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)