Gardianët e Revolucionit në Iran kanë njoftuar se kanë lëshuar raketa dhe dronë drejt disa objektivave në Izrael, Kuvajt, Bahrejn dhe Jordani. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni shtetëror iranian “IRIB”.
Sipas raportimeve, sulmet kanë synuar zona në veri dhe në qendër të Izraelit, duke përfshirë edhe Tel Avivin, si dhe baza ushtarake të përdorura nga Shtetet e Bashkuara në Kuvajt, Bahrein dhe Jordani.
Nga ana tjetër, ushtria e Kuvajtit ka deklaruar se është duke iu përgjigjur “kërcënimeve armiqësore nga raketa dhe dronë”, duke u bërë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve. Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, shpërthimet e dëgjuara janë rezultat i ndërhyrjeve për kapjen dhe shkatërrimin e objekteve fluturuese.
Garda Kombëtare e Kuvajtit ka bërë të ditur se ka rrëzuar të paktën pesë dronë në zonat nën kontrollin e saj. Më herët, një tjetër sulm me dron kishte shkaktuar zjarr në një depo karburanti në aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)