Gjermania gati të ndalojë pijet energjike për të rinjtë

Drafti nuk parashikon ende nivelin konkret të taksës, por të ardhurat e mbledhura do të shfrytëzohen për programe të shëndetit publik.

Burimi: Reuters

25.03.2026. 22:37

Gjermania gati të ndalojë pijet energjike për të rinjtë

Qeveria gjermane ka gati një paketë ligjore që synon të kufizojë konsumimin e pijeve me sheqer dhe atyre energjike tek fëmijët dhe adoleshentët.

Sipas nismës, do të vendoset një taksë mbi pijet që përmbajnë sheqer, ndërsa përdorimi i pijeve energjike do të jetë i ndaluar për personat nën 16 vjeç. Qëllimi është përmirësimi i shëndetit publik dhe luftimi i obezitetit infantil, një problem që po rritet në Gjermani.

Propozimi pritet të diskutohet këtë të premte në Bundesrat, organi që përfaqëson 16 landet, duke shënuar hapin e parë drejt një legjislacioni të mundshëm. Drafti nuk parashikon ende nivelin konkret të taksës, por të ardhurat e mbledhura do të shfrytëzohen për programe të shëndetit publik.

Kryeministri i Schleswig-Holstein, Daniel Günther, një nga iniciatorët e nismës, nënvizon rëndësinë e incentivimit të industrisë ushqimore për të ripërpunuar produktet dhe për të reduktuar sheqerin e panevojshëm.

Sipas OBSH-së, më shumë se 100 vende në botë kanë tashmë taksa mbi pijet me sheqer, duke përfshirë Francën, Belgjikën dhe Portugalinë.

Studimet tregojnë se një masa e ngjashme mund të ulë konsumin ditor të sheqerit me disa gramë për person.

Mbështetja ndërpartiake po rritet, dhe sondazhet tregojnë se rreth 60% e gjermanëve e mbështesin këtë nismë, duke reflektuar një vetëdije të shtuar për shëndetin e të rinjve dhe nevojën për ndërhyrje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)