Një sulm kibernetik i ri ka goditur institucionet shtetërore në Shqipëri, duke prekur këtë herë Postën Shqiptare. Ky sulm vjen pas hakerimit të faqes së Kuvendit të Shqipërisë nga grupi i quajtur “Homeland Justice”.
Grupi publikoi një mesazh në platformën Telegram, ku pretendon se ka arritur të depërtojë në sistemet e Postës Shqiptare dhe se disponon të gjitha të dhënat e institucionit.
Sipas deklaratës, sulmi lidhet me akuza për bashkëpunim të Postës me organizatën Muxhahedinët e Popullit të Iranit, e njohur për praninë e saj në kampin Ashraf 3.
Deri më tani, institucioni nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi këto pretendime, ndërsa faqja e Postës Shqiptare vazhdon të jetë jashtë funksionit.
Pak ditë më parë, kryeministri Rama i bëri jehonë një raporti sipas të cilit Shqipëria renditet në vendin e 9 në botë përsa i përket sigurisë kibernetike.
Postimi i Homeland Justice
Infrastruktura e Postës Shqiptare është hakuar nga Duart e Fuqishme të Homeland Justice 🔥
Posta Shqiptare u sulmua nga Patriotët e Homeland Justice për shkak të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm me terroristët e Muxhahedinët e Popullit të Iranit dhe për lehtësimin e rrugës së veprimeve të këqija dhe akteve terroriste të këtij grupi.
Zyrtarët e korruptuar të Postës Shqiptare, të cilët i kanë dhënë autoritet të plotë Pedofilëve të Regjimit të Epstein dhe nuk kanë aspak liri veprimi dhe pavarësi, janë kthyer në shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3 për disa muaj me rradhë.
Duke pasur parasysh se ekzistenca e këtyre terroristëve ka sjellë vetëm fatkeqësi dhe vuajtje për popullin fisnik të Shqipërisë, Homeland Justice e konsideroi detyrë të ndërmerrte veprime kundër kësaj institucioni të korruptuar në qeveri.
Veprimet tona të ardhshme do të jenë më të ashpra, më shkatërruese dhe më të kushtueshme…
Ne kemi faqen dhe të dhënat e Qendrës së Korrupsionit të Postës Shqiptare në duart tona. Nuk do t’ju lëmë të qetë!
Posta Shqiptare, në shërbim të Terrorizmit
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)