Të dielën ndryshon ora, akrepat përpara, humbim një orë gjumë

Në orët e para të mëngjesit, akrepat do të lëvizin përpara. Kjo do të thotë se do të flemë një orë më pak.

25.03.2026. 19:46

Të dielën ndryshon ora, akrepat përpara, humbim një orë gjumë

Këtë të diel, më 29 mars, hyn në fuqi ndryshimi i orës për kalimin në orën verore, duke sjellë më shumë dritë gjatë ditës, por edhe një orë më pak gjumë.

Në orët e para të mëngjesit, akrepat do të lëvizin përpara. Kjo do të thotë se do të flemë një orë më pak.

Ky ndryshim zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimi Europian, sipas rregullave të përbashkëta për orën verore dhe atë dimërore, një praktikë që synon shfrytëzimin më efikas të dritës natyrore dhe kursimin e energjisë.

Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri më 25 tetor 2026, kur akrepat do të kthehen një orë pas dhe do të rikthehet ora dimërore.

Ndryshimi i orës kryhet automatikisht në shumicën e pajisjeve elektronike si telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe orët smart. Ndërkohë, përdoruesit e orëve analoge apo pajisjeve më të vjetra duhet ta bëjnë rregullimin manualisht.

Edhe pse në vitet e fundit ka pasur diskutime në nivel europian për heqjen e këtij sistemi, ndryshimi i orës vijon të aplikohet normalisht.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)