Tragjedi në Gjermani, kamioni i merr jetën nënës shqiptare dhe fëmijës 3 vjeç

Përplasja rezultoi fatale për nënën dhe njërin prej fëmijëve, ndërsa fëmija tjetër 3-vjeçar arriti të shpëtojë mrekullisht.

25.03.2026. 20:14

Tragjedi në Gjermani, kamioni i merr jetën nënës shqiptare dhe fëmijës 3 vjeç

Një aksident tragjik ka ndodhur në Schramberg të Gjermanisë, ku një kamion ka përplasur për vdekje një grua me origjinë nga Kosova dhe djalin e saj 3-vjeçar.

Sipas raportimeve, viktima 29-vjeçare, me origjinë nga Gjakova dhe me shtetësi gjermane, po ecte në trotuar së bashku me dy fëmijët e saj binjakë në momentin e aksidentit.

Foto: Policia gjermane

Përplasja rezultoi fatale për nënën dhe njërin prej fëmijëve, ndërsa fëmija tjetër 3-vjeçar arriti të shpëtojë mrekullisht.

Pas aksidentit, kamioni ka përplasur edhe disa automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale në zonë.

Foto: Policia gjermane

Shkaqet e humbjes së kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit të kamionit mbeten ende të paqarta.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)