Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e njohur si Rruga B e kryeqytetit, pranë një lokali.
Efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën duke konfirmuar se të shtënat kanë ardhur pas një sherri dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
"Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën "B" në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur", thuhet në njoftimin e policisë.
Personi i plagosur është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë, teksa policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)