“Bisha” amerikane e deteve ankorohet në vendin fqinj, u dëmtua nga një zjarr gjatë misionit

Rikthimi i “Ford”-it në Kretë vjen pas një qëndrimi të gjatë në det, që ka zgjatur rreth nëntë muaj, si dhe pas disa problemeve teknike në bord.

Burimi: France24

23.03.2026. 20:17

“Bisha” amerikane e deteve ankorohet në vendin fqinj, u dëmtua nga një zjarr gjatë misionit

Anija luftarake më e madhe në botë, “USS Gerald R. Ford”, është rikthyer në bazën detare të Sudës në Kretë, pas përfshirjes së saj në operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme.

Aeroplanmbajtësja amerikane ishte pjesë e operacioneve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit, në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve në rajon. Ajo, së bashku me anijen tjetër “USS Abraham Lincoln”, ka luajtur rol kyç në këto operacione.

Rikthimi i “Ford”-it në Kretë vjen pas një qëndrimi të gjatë në det, që ka zgjatur rreth nëntë muaj, si dhe pas disa problemeve teknike në bord.

Më 12 mars, në një nga ambientet e lavanderisë shpërtheu një zjarr që la të plagosur dy marinarë dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në anije.

Ekspertët theksojnë se largimi i kësaj aeroplanmbajtëseje nga zona e konfliktit krijon një boshllëk në praninë ushtarake amerikane, duke ulur përkohësisht kapacitetin mbështetës të forcave në rajon.

Megjithatë, prania e anijeve të tjera shoqëruese dhe kapacitetet e tyre mbrojtëse pritet të zbusin ndikimin e menjëhershëm të kësaj tërheqjeje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)