Italia votoi dje dhe sot në referendumin për drejtësinë, ku përqindja e votuesve ka kaluar atë të referendumeve të tjera deri më sot në shtetin fqinj.
Sipas të dhënave të pjesëmarrjes të publikuara nga portali Eligendo, deri dje, në orën 23:00, kur u mbyllën qendrat e votimit, gati gjysma e votuesve me të drejtë vote në Friuli Venezia Giulia kishin hedhur votën e tyre, ose 48.55%, duke tejkaluar mesataren kombëtare prej 46.07%.
Sa i përket provincave, pjesëmarrja më e lartë u regjistrua në Pordenone me 50.48%, e ndjekur nga Gorizia me 48.60%, Udine me 48.55% dhe Trieste me 45.95%.
"Gati për të votuar. Mbani mend: keni kohë deri në orën 15:00 të sotëm për të shkuar në qendrat e votimit.Pjesëmarrja është e rëndësishme." shkroi në X, kryeministrja Giorgia Meloni, së bashku me një foto të saj me kartën e saj zgjedhore për të votuar në referendumin kushtetues për reformën në drejtësi.
Ky referendum është një test për qeverinë e Melonit dhe partinë e saj dhe në betejën e saj me drejtësinë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)