Shqipëria ndërton sallën e sportit në shkollën “Naim Frashëri” në Bujanoc

Ambasada në Beograd njoftoi ceremoninë e përurimit të punimeve në shkollën fillore me vlerë 550 mijë euro, të financiar nga Bashkia e Tiranës.

24.03.2026. 14:57

Shqipëria ndërton sallën e sportit në shkollën “Naim Frashëri” në Bujanoc

Në Bujanoc është zhvilluar ceremonia e përurimit të nisjes së punimeve për ndërtimin e sallës së sportit në shkollën fillore “Naim Frashëri”. Ky projekt synon përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe zhvillimin e infrastrukturës arsimore në këtë komunë.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadori Bardhyl Canaj, i cili theksoi rëndësinë e investimeve në arsim dhe sport për fuqizimin e të rinjve. Projekti kap vlerën e 550 mijë eurove dhe financohet nga Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Këshillit Bashkiak të saj, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit dhe Komunën e Bujanocit.

Në ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, Adriola Kambo, si edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti. Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit, duke e vendosur theksin tek arsimi dhe sporti si shtylla kryesore për të ardhmen e të rinjve në këtë zonë.

NJOFTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE NË BEOGRAD:

Bujanoc, ceremonia e përurimit të punimeve për sallën e sportit në Shkollën Fillore “Naim Frashëri”

Ambasadori Bardhyl Canaj mori pjesë në sot në ceremoninë e inaugurimit të projektit për ndërtimin e sallës së sportit në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc. Një investim që ndihmon në përmirësimin e kushteve për nxënësit, zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës arsimore dhe fuqizimin e rinisë në këtë komunë.

Projekti, me vlerë 550,000 euro, i financuar nga Bashkia e Tiranës dhe mbështetur nga Këshilli Bashkiak  i  Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, Drejtoren Ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, Adriola Kambo, dhe Kryetarin e Komunës në Bujanoc, Arbër Pajaziti, përfaqëson një dëshmi konkrete të solidaritetit dhe përkushtimit institucional për të ardhmen e të rinjve në Bujanoc.

Ky hap simbolizon një investimin në arsim dhe sport si shtylla të zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të këtij komuniteti.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)