Një episod i dyshimtë ka ngritur pikëpyetje në Wall Street, ku një investitor anonim ka arritur të fitojë rreth 50 milionë dollarë brenda pak minutave. Ai përfitoi nga lëvizjet e tregut pas një deklarate të presidentit amerikan Donald Trump.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë publikoi një mesazh ku njoftonte pezullimin e sulmeve ndaj centraleve elektrike iraniane dhe foli për “bisedime konstruktive” në zhvillim. Edhe pse tregjet zyrtare ishin të mbyllura në atë moment, në bursë mund të operohet me derivate, çmimi i të cilave varet nga asetet themelore.
Brenda vetëm 10 minutash nga publikimi i mesazhit, aksionet e indeksit S&P 500 u rritën me 3,35%, ndërsa ato të naftës pësuan rënie të fortë, me humbje dyshifrore. Lëvizjet e menjëhershme të tregut kanë ngritur dyshime për përdorim të informacionit të privilegjuar, por deri më tani Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë nuk ka hapur hetim për rastin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)