Deklaratat e zyrtares së lartë të Bashkimit Evropian kanë ndezur reagime të forta nga opozita, duke sjellë akuza të drejtpërdrejta nga opozita.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të Komisioneres për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, e cila u shpreh se shoqëria shqiptare tregon një nivel pranimi ndaj korrupsionit, sipas tij.
Gjatë një konference për mediat, Berisha e cilësoi deklaratën e zyrtares europiane si “raciste dhe korruptive”, duke e lidhur atë edhe me zhvillimet politike në Slloveni.
Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas një interviste të Marta Kos në lidhje me çështjen Balluku. Sipas tij, ish.zv.kryeministren Balluku dhe korrupsionin e saj e mbrojti Edi Rama.
“Deklarata e komisioneres Marta, një ditë pasi partia e parë fitoi zgjedhjet në Slloveni dhe që nuk foli gjer dje, është një deklaratë e mirëfilltë raciste dhe korruptive.
Nëse kemi të bëjmë me korrupsion politik apo korrupsion monetar, kjo është çështje e institucioneve të hetimit të BE.
Por të akuzosh një shoqëri se pranon korrupsionin, në një kohë kur mbështet hajdutin me të gjithë peshën që ka Komisioni, pak më thënë, po ngjet si ortak i tij”, tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Duke folur gjatë një vizite në Australi, shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen theksoi nevojën për paqe të negociuar për t'i dhënë fund luftës me Iranin, duke thënë se ishte "thellësisht e shqetësuar" për konfliktin e vazhdueshëm.
Shtëpia e Bardhë të hënën duket se i zbuti spekulimet rreth negociatave të mundshme SHBA-Iran mbi luftën, pasi Presidenti Donald Trump sugjeroi se të dy palët po bënin përparim "të madh" drejt një marrëveshjeje.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar 24 marsin e 27 viteve më parë kur NATO bombardoi Serbinë, për ti dhënë fund kështu luftës në Kosovë.
Irani nisi breshëri raketash drejt Izraelit gjatë natës deri të martën, sipas autoriteteve izraelite. Në valën e fundit, sirenat ranë në Dimona, një qytet jugor shkretëtiror pranë Qendrës së Kërkimeve Bërthamore Negev.
Sipas deklaratave të fundit të publikuara dhe të raportuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka diçka për të gjithë.
Mësohet se 15 protestuesit e ndaluar në protestën e 22 marsit të opozitës janë lënë të lirë, ndërsa ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Elisa Spiropali kërkon debat të hapur në shpellën e mafias u shpreh kreu i PD-së Sali Berisha lidhur me tensionet brenda socialistëve, pas deklaratave të Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar autor i katër vjedhjeve në harkun kohor të dy muajve. Ai ka vjedhur para dhe sende në disa shtëpi dhe lokale.
Policia e Kavajës ka zbardhur katër raste të vjedhjes në banesa, duke vënë në pranga një 31-vjeçar nga Skrapari. Ky i fundit ishte shpallur ndërkohë në kërkim edhe për një vjedhje me dhunë të kryer në kryeqytet.
Një mëngjes që nisi si zakonisht për të siguruar dru zjarri për familjen, u kthye në tragjedi në zonat malore të Dibrës, ku një burrë i moshuar humbi jetën.
Kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e kësaj të mërkure me të tjerë ministra të kabinetit të tij. Mësohet se në fokus ka qenë strategjia e komunikimit, ku një ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla foli për draftin për ligjin për referendumet.
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 30-vjeçar pasi qarkullonte me armë gjahu pa leje në makinë. Ngjarja ka ndodhur në Sovjan të Maliqit, ku pas kontrollit në mjet u zbulua dhe arma.
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi. Ai tha se Kosova është përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë.
Komente (0)