PD dënon deklaratën e Marta Kos, Bardhi: Korrupsionin e Ballukut e mbrojti Rama, jo shqiptarët

Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas një interviste të Marta Kos në lidhje me çështjen Balluku. Sipas tij, ish.zv.kryeministren Balluku dhe korrupsionin e saj e mbrojti Edi Rama.

24.03.2026. 16:21

PD dënon deklaratën e Marta Kos, Bardhi: Korrupsionin e Ballukut e mbrojti Rama, jo shqiptarët

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas një interviste të komisioneres për zgjerim Marta Kos në lidhje me çështjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas Bardhit, korrupsionin e Belinda Ballukut, nuk e pranuan shqiptarët, por e mbrojti Edi Rama me kartonët e tij në parlament, i cili pengoi drejtësinë për këtë rast.

Ai shton se pret një distancim të institucioneve evropiane për këtë qëndrim të Kos.

“I pabesueshëm qëndrimi i Komisioneres së Zgjerimit znj. Marta Kos, që është shpërndarë në median shqiptare në vijim të një interviste të saj në Politico, që bën bashkëpërgjegjës për korrupsionin e Edi Ramës shoqërinë shqiptare.

Jo e nderuar znj. Komisionere;

Shoqëria shqiptare nuk e pranon korrupsionin, shqiptarët nuk janë të korruptuar.

Përgjegjësia për korrupsionin dhe pranimin e mbrojtjen e tij është vetëm personale e Edi Ramës. Korrupsionin e Belinda Ballukut nuk e kanë pranuar shqiptarët, por e ka mbrojtur Edi Rama me deputetët - kartona në Kuvendin e Shqipërisë. SPAK nuk po e pengon shoqëria shqiptare të luftojë korrupsionin, por po e pengon Edi Rama që po ndërhynë në hetimet e një çështje konkrete.

Ju nuk keni asnjë të drejtë të fyeni shoqërinë shqiptare, që është populli më proeuropian në botë. Ne e përbuzim përgjithësimin dhe vlerësimin tuaj për shoqërinë shqiptare, dhe kërkojmë me këmbëngulje distancimin e institucioneve europiane mbi përgjithësime të tilla të papërshtashme për shqiptarët”, shkruan Bardhi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)